Në Prishtinë në kuadër të panairit të turizmit “Travel Fair” i cili përfundon sot, u mbajt konferenca për media në të cilën është prezantuar oferta turistike e Malit të Zi për gazetarët dhe opinionin e interesuar për sezonin e sivjetmë veror, njoftohet nga Organizata nacionale turistike e Malit të Zi (ONTMZ).
Të pranishmit në konferencë i ka përshëndetur kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, i cili tha se aktivitetet për përgatitjen e sezonit të ardhshëm në masë të madhe janë realizuar, si dhe që Ulqini e pret gati sezonin e ardhshëm.
“Këtë vit presim numrin rekord të turistëve në Ulqin, pra edhe nga Kosova, sidomos duke pas parasysh që për mysafirët nga Kosova, Ulqini është një nga destinacionet më të dashura për pushim”, theksoi Cungu.
Përfaqësuesve të medieve iu drejtuan kryetari i Kuvendit komunal Loro Nrekiq, drejtoresha OT Zana Sarvan dhe përfaqësuesi i Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe ONTMZ Suad Gjelloviq.