CUNGU: KOALICIONI ME PDS STABIL

Kryetari i Forcës së re demokratike – FORCA Nazif Cungu ka deklaruar që koalicioni në nivelin shtetëror me Partinë demokratike të socialistëve të Millo Gjukanoviq është stabil. “Jemi në procesin e realizimit të marrëveshjes sonë kështu që në këtë moment ”nuk ka mendime për shkëputjen e koalicionit me PDS. Nëse do të vinte deri tek problemet në realizimin e marrëveshjes, atëherë kishim menduar për këtë gjë, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, ka hapësirë të përmirësohet bashkëpunimi me partnerët e koalicionit në nivel lokal. “Ka pakënaqësi, por nëse bashkëpunimi është qëllimmirë dhe i sinqertë, atëherë dhe problemet mund të tejkalohen. Personalisht nuk jam i kënaqur me punën e administratës lokale, edhe pse ka punëtorë të mirë”, tha Cungu të premten në konferencë për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…