Kryetari i Forcës së re demokratike Nazif Cungu ka thënë se Kongresi i tretë zgjedhor i kësaj parti, i cili ishte i planifikuar për datën 14 maj, është shtyrë dhe do të mbahet deri në mes të qershorit.
“Kongresi i Forcës është shtyrë për arsye teknike. Nuk ka arsye tjera për shtyrjen e tij. Bëhet fjalë për përgatitjen e dokumenteve të kongresit dhe për këtë nevojitet kohë e caktuar”, tha ai për “Dan”.
Sipas fjalëve të tija, në kongres në qershor duhet të zgjidhet udhëheqësia e re e kësaj partie nacionale shqiptare.
Në pyetjen se a do të kandidohet për drejtues të Forcës, ai u përgjigj: “Për momentin, nuk do të flisja asgjë para kohe sa i përket kandidaturës për kryetar të partisë”.