Cungu mbi skandalin në FB: NUK I DI TË GJITHA DETAJET

cungu-optuzio-bivsu-vlast-ucjene-korupciju-bezakonje-slika-102398Lideri i Forcës së re demokratike Nazif Cungu dje në deklaratat e veta për “Vijesti” dhe “Dan” ka komentuar mesazhet ofenduese të drejtuara gazetarit Mustafa Canka nga profili i rrejshëm në FB.

“Jam i informuar mbi kërcënimet që janë dërguar Cankes, por nuk i di të gjitha detajet”, tha Cungu për “Dan”.

Ai theksoi që nuk i lexon tekstet e Cankes dhe nuk di si e ka komentuar atë rast, por që dyshimet e gazetarit që mbas të gjithë kësaj qëndrojnë fanatikët partiak të afërt me Forcën, nuk janë në rregull. “Dyshimet janë një, ndërsa faktet diçka tjetër. Ndoshta Canka dëshiron publicitet. Gjithsesi do të informohem për çfarë bëhet fjalë dhe do të prononcohem pastaj”, tha ai.

“Kush ka kërcënuar kë? Me të vërtet nuk jam në ngjarje”, tha Cungu për “Vijesti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…