CUNGU NËNSHKROI PLANIN PËR KATËRKOLLË

Kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu ka nënshkruar sot vendimin për punimin e Studimit lokal të lokacionit për zonën e Katërkollës.

Komuna e Ulqinit ka hartuar detyren projektuese dhe vlersimin strategjik të ndikimit të këtij Plani në ambientit jetësor, materiale këto të cilat do të jenë plotësisht të integruara në procesin e përpunimit të këtij Plani Urbanistik.

Hapsira ku do të realizohet ky plan ka një siperfaqe prej 1.016.878,00 m2 (101,70 ha) duke përfshirë kështu tërë teritorin e Katërkollës në të cilen parashihet të planifikohen blloqe të banimeve individuale dhe turistike, blloqe të banime me objekte punuese, hapsira publike të përbashkëta, hapsira për sport dhe rekreacion, hapsira për objekte edukative dhe arsimore, hapsira të gjelbërta e kështu me radhë.
Përpunimi i këtij plani do të përcaktoj hapsirat e ndërtimit, kriteret e ndërtim, kushtet teknike urbanistike për ndërtimin e objekteve, rregullimin e infrastruktures rrugore, elektro-energjetike, hidro-infrastruktures, do të përcaktoj pejsazhin arkitekturor dhe do të mbrojë hapsirat kulturore, do të analizoj gjendjen ekonomiko-demografike etj, duke u nisur nga parimet e mbrojtjes së ambientit jetësor.
Ky plan urbanistit financohet nga buxheti i komunës së Ulqinit dhe prit të përfundoj për një afat tre mujor.
Në ndërkohë qytetaret e kësaj zone dhe grupe të interesuara do të kenë mundësi të përfshihen në hartimin e këtij projekti përmes shqyrtimeve publike dhe sygjerimeve të drejtpërdrejta që mund ti drejtojnë Komunës së Ulqinit, gjegjësisht Sekretariatit për urbanizem dhe planifikim hapsinor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi