Cungu: NUK DO TË LEGALIZOHEN TË GJITHË OBJEKTET E NDËRTUARA

ZitiKryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtorë ka vizituar të mërkurën zonat ndërtimore të investitorëve Lajka dhe Franca në Fushë të Ulqinit.

Investitori Bajazit Lajka është duke ndërtuar apart hotel LAJKA LUXURY, me kapacitet 100 shtretër, të nivelit 4 yje. Përpos vendosjes mysafirëve do ti ofrohet edhe shërbimi i mini spa qendrës dhe pishinës. Hoteli pritet të hapet deri në fillim të majit të këtij vitit.

Pronari i kompanisë FRANCA tha se kjo kompani ka hotele në Bijelo Pole, Tivar, Tivat dhe Plevla dhe se ky do të jetë hoteli i pestë i tyre. Hoteli do të ketë 50 dhoma luksoze të nivelit 4 apo 4 plus yje. Kjo kompani është poashtu e interesuar për hapjen e një qendre të grumbullimit të frutave dhe perimeve në Ulqin.

Kryetari Cungu i shprehi mirënjohje këtyre investitorëve të përgjegjshëm për objektet të cilët do të rrisin kualitetin e ofertës turistike në këtë zonë. “ Këto janë objekte të pajisur me leje të ndërtimIT në Fushë të Ulqinit për të cilën ekziston plani detaj urbanistik, andaj apeloj tek të tjerë të ndjekin shembullin e tyre dhe të mos dëgjojnë dezinformimet në lidhje me Ligjin për legalizime që çdo objekt i ndërtuar do të legalizohet, sidomos ato në zonat ku ekzistojnë planet detajet urbanistike” – tha kryetari Cungu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini dhe Tivari: Një qytet në dy lokacione

Gjeografia dhe historia, e njëjta plastikë e tokës, të njëjtat dhimbje, Mesdheu dhe ëndrrat e mëdha, gjithmonë i kanë lidhur Ulqinin dhe Tivarin. Nëse kësaj lidhjeje i shtohet edhe qëndrueshmëria kohore, e gjithë kjo së