Kryetari i komunës së Ulqinit dhe lideri i Forcës së re demokratike Nazif Cungu tha që në Studimin e lokacionit për Shas nuk ka asgjë dyshuese. “Këtë dokument e ka përgatitur pushteti i kaluar, ndërsa Kuvendi komunal njëzëri e ka miratuar”, tha ai për “Vijesti”.
Nënkryetari i komunës Selim Resulbegoviq ka akuzuar Cungum që me Studimin e lokacionit për Shas në mënyrë të paligjshme ka zaptuar 32 mijë metër katror të pronës shtetërore me çka e ka dëmtuar shtetin për miliona eurosh.
Cungu tha që mbasi që e ka ble pronën në Shas ka dorëzuar kërkesën për punimin e Studimit të lokacionit për atë tokë. “Studimi ka përfshirë pjesën më të gjerë duke përfshirë dhe ato 32 mijë metër katrorë me të cilat unë nuk kam të bëj ama bash asgjë. Në fund të fundit, Studimi ka kaluar procedurën komplete të miratimit duke filluar nga fitimi i pëlqimit të Qeverisë së Malit të Zi“, shtoi ai.
„Vijesti“ vlerësojnë që me akuzat më të reja Cungu dhe Resulbegoviq kanë hapur „kutinë e Pandorës“.