Kryetari i Forcës së re demokratike Nazif Cungu ka deklaruar për “Pobjeda” që partia në krye të së cilës është për momentin nuk po bënë asnjëfarë negociatash.
Në koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” janë të çuditur me këto qëndrime të Forcës, sepse ato nga e diela presin që Forca të mbaj Këshillin qendror dhe të përgjigjet në kërkesat e tyre, ndër të cilat është dhe ajo që këtij koalicioni të partive nacionale shqiptare ti takoj vendi i kryetarit të komunës. Lideri i këtij koalicion Fatmir Gjeka të dielën ka deklaruar që bisedimet me Forcë “do të vazhdojnë për dy ditë”.
PDS (DPS) do të ftoj sot në negociata të dy këto grupime politike.