Cungu: PËR ARSYE TË RAMAZANIT VIZITA MË E DOBËT

“Sezoni në Ulqin është më i dobët për arsye të muajit të Ramazanit, sepse shumica e turistëve që gravitojnë në Ulqin vijnë nga tregjet e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha kryetari i Ulqinit Nazif Cungu.

Ai megjithatë pret që sezoni do të ketë sukses. “Edhe vitin e kaluar kishte panik në një periudhë, por mysafirët erdhën”, tha ai për “Vijesti”.

Kjo gazetë shkruan që fillimi i sezonit në rivierën e Ulqinit është katastrofal: mysafirë nuk ka, inspektorët bastisin, ndërsa vendasit me ankth presin muajt e ardhshëm. Po ashtu përmenden dhe deklaratat e qiramarrësve të plazheve, pronarëve të restoranteve dhe dyqaneve të cilët theksojnë që pazari është për 50% më i vogël se vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi