Krytari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka deklaruar që Panairi i parë ndërkombëtar i artizanëve dhe prodhimeve artistike nuk ishte mirë i organizuar. “Organizatori ka kërkuar leje vetëm për caktimin e lokacionit, ndërsa nga Sekretariati për ekonomi nuk është kërkuar leje. Këtu nuk kemi të bëjmë me panair por me ekspozitë shitëse, kështu që inspektorët kanë marr masa”, tha ai për “Dan” duke komentuar vendimin e Drejtorisë për punë inspektuese të ndaloj mbajtjen më të gjatë të panairit.
Organizatori i këtij manifestim, udhëheqësi i OJQ “Art Globus” Ramiz Hajdari ka vlerësuar që bëhet fjalë për skandal të shkallës së parë, sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur askund.
Dhe drejtori ekzekutiv i Dhomës së tregtisë dhe zanatit në Mal të Zi Boris Margjonoviq nuk ka fshehur pakënaqësinë për këtë incident, ku janë mbledhur qindra ekspozues nga shtatë shtete.