Cungu për ndërtimin e egër: JEMI TË PAFUQISHËM, PSE BIHEN PLANET

Nazif CunguEkspansioni i ndërtimit të egër në Ulqin në disa muajt e fundit ka arrit dimensione të paimagjinueshme, gjë që ndezi dritën e kuqe në Komunë dhe Drejtori për punë inspektuese, shkruan “Vijesti”.

Siç thuhet, në shumicën e rasteve, investitorët ndërtojnë paligjshëm, madje edhe në Ullishtë, duke pritur 1 marsin kur hynë në fuqi Ligji për legalizimin e objekteve të përkohshme.

Ne kemi punuar monitoringun dhe bëhet fjalë për rreth 130 objekte të cilët i kemi regjistruar dhe lajmëruar inspekcioneve kompetente”, deklaroi kryekomunari Nazif Cungu duke theksuar se kanë bashkëpunim korrekt dhe të vazhdueshëm me Drejtorinë për punë inspektuese.

Ai shtoi se Komuna është tërësisht e pafuqishme të parandalojë ndërtimin e egër.

“Nëse vazhdohet kështu, shtrohet pyetja logjike: a duhet dhe për kenë të sillen më planet urbanistike”, tha Cungu duke përmendur si zgjidhje që kontrolli inspektues të kthehet në kompetencë të Komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…