Cungu: PËR NE DO TË VENDOS MINISTRIA E FINANCAVE DHE QEVERIA

“Plani i sanimit nënkupton transferimin e juridiksionit dhe fuqisë së vendosjes në Ministrinë e financave në qeverinë e Malit të Zi”, tha kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu gjatë diskutimit për vendimin e marrjes së kredisë komerciale nga më pak se dy milion euro.

Për këtë vendim kanë votuar të premten të gjithë këshilltarët e pranishëm.

Cungu tha që kredia merret për shlyerjen e detyrimeve për kontribute dhe tatime të punësuarve të cilat nuk janë paguar në vite. “komuna është e detyruar të nënshkruaj protokollin për shlyerje e këtyre detyrimeve, sepse do të na merrnin 2.450.000 euro sa kemi borxh, gjegjësisht do ta kishim vazhdimisht të bllokuar xhiro llogarinë”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, është nënshkruar marrëveshja me Ministrinë e financave për këtë. “Ne duhet ta kemi të qartë: komunës së Ulqinit me siguri do ti nevojiten 10 vite për të dal nga kjo situatë në të cilën ndodhet”, tha Cungu dhe shtoi që me strategjinë e cila përgatitet në Parlament mund të dilet nga kjo situatë.

Kryetarja e klubit të këshilltarëve të UDSH-së Hadixha Gjoni më herët tha që me nënshkrimin e kontratës me Ministrinë e financave dukshëm zvogëlohen ingerencat e qeverisjes lokale, ndërsa numri i punëtorëve në organet e vetëqeverisjes lokale, sipas kësaj marrëveshje, do të zvogëlohet për rreth 30 %. “Për fat të keq do të zvogëlohen dhe pagat e punëtorëve”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca