Lideri i Forcës së re demokratike Nazif Cungu ka deklaruar që prioriteti i kësaj parti nëse do të jetë pjesë e qeverisjes është miratimi i planit strategjik të zhvillimit dhe planit hapësinor urbanistik të Ulqinit.
“Pavarësisht asaj se a do të jemi pjesë e qeverisjes do të insistojmë në memorandumin e bashkëpunimit me Qeverinë në lidhje me përmirësimin e investimeve në infrastrukturë komunale dhe regjionale dhe tërheqjen e investitorëve vendas, të huaj dhe nga diaspora”, tha ai për “Vijesti”.
Sipas fjalëve të tija, Forca është e hapur për formimin e qeverisjes me të gjitha partitë të cilat pranojnë programin e tyre zgjedhor dhe programin e drejtimit të komunës.
Në pyetjen e gazetarit të kësaj gazete se a do të kandidohet prapë për kryetar të komunës, Cungu u përgjigj pozitivisht.