Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu të hënën, menjëherë mbas dorëzimit të iniciativës për shkurtim të mandatit të këshilltarëve të Kuvendit komunal të Ulqinit, i ka tërhequr të gjitha pikat nga rendi i ditës i mbledhjes të caktuar më 12 nëntor. “Disa nga pikat i kam dorëzuar para pesë muajve duke përfshirë dhe Raportin e punës të kryetarit të komunës. Është krejtësisht e pakuptimtë që tani të flasim për pikat e rregullta kur kampanja pothuajse ka filluar”, tha Cungu për “Pobjeda” duke theksuar që “zgjedhjet duket të shpallen sa më parë në mënyrë që pushteti i ri të formohet para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri”.
Sipas fjalëve të tija, mbas mbajtjes të mbledhjes së Kuvendit në të cilën këshilltarëve do të ju shkurtohet mandati, e deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, do të mbahet mbledhja e rregullt e Parlamentit komunal.
“Pobjeda” thekson që data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Ulqin është 26 janari.