Cungu: SË SHPEJTI MBLEDHJA E PARTNERËVE TË KOALICIONIT

Kryetari i komunës së Ulqinit dhe lideri i Forcës së re demokratike Nazif Cungu ka paralajmëruar që së shpejti mund të vij deri tek marrëveshja e partnerëve të koalicionit. “Mbas kësaj do të jetë shumë më e qartë se si do të zgjidhet kriza në parlamentin e Ulqinit”, tha ai për “Pobjeda”.

Koalicionin qeverisës në Ulqin përveç Forcës e përbëjnë Partia demokratike e Fatmir Gjekes, Partia socialdemokrate dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva” e Amir Hollajt. Këto grupime politike kanë paralajmëruar që nuk do të përkrahin raportin e punës së Cungut për vitin 2012, gjë që hapi krizën më të madhe deri tani në funksionimin e pushtetit lokal që udhëheq me këtë komunë gati dy vite.

Cungu tha që duhet të shihet a “janë të gatshëm tek PSD-ja që në vendin e nënkryetarit të komunës të propozojnë kandidatin e ri në vend të Selim Resulbegoviqit”.

Sipas fjalëve të tija, ndoshta zgjedhjet lokale janë zgjedhja më e mirë për daljen nga kjo situatë, gjë që është edhe qëndrimi i liderit të PSD-së. “Zgjedhjet e reja janë zgjidhje e vetme. Jam i sigurt që, nëse mbahen, do të arrijmë sukses, sepse jemi i vetmi partner i koalicionit i cili në kryerjen e pushtetit ka treguar rezultate evidente”, theksoi Resulbegoviq.

Udhëheqësi i PDS-së lokal Loro Nrekiq tha që për këtë gazetë të Podgoricës që pa këtë parti nuk ka pushtet të mirë në Ulqin. “PDS-së do ti konvenonte që të caktohen zgjedhjet e reja, por për shkak të krizës ekonomike do të ishte më mirë që problemet të zgjidhen në mënyrë tjetër. Ne jemi për çdo marrëveshje”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi