Cungu te Haradinaj: MBËSHTETJE KANDIDATIT TË AAK-së PËR KRYETAR TË PRISHTINËS

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri, ka pritur të martën në selinë e AAK-së kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, njëherit kryetar i partisë Forca e Re Demokratike, i shoqëruar me deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie dhe të shqiptarëve në Malin e Zi.Kryetari Haradinaj, duke i falënderuar për bashkëpunimin, kryetarin Cungu dhe kolegët e tij, ka thënë se AAK ka një koordimin të rregullt me pushtetin lokal të Ulqinit, kryetarin Cungu dhe partinë Forca e Re Demokratike.

“Koordinimi ynë i vazhdueshëm dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat, është në funksionim të koordinimit të punës në të mirë të shqiptarëve në të dy anët e kufirit, por edhe në koordinim dhe bashkëpunim të mëtejmë të mirë midis Kosovës dhe Malit të Zi, si dy shtete me fqinjësi të mirë”, ka thënë kryetari Haradinaj.Nga ana e tij, Nazif Cungu, kryetar i Komunës së Ulqinit dhe lider i Forcës së Re Demokratike, ka thënë se me kryetarin Haradinaj dhe AAK-së, Komuna e Ulqinit dhe partia e tij, kanë një bashkëpunim të mirë dhe të ngushtë, që është në funksion të lehtësimit të raporteve ndërshqiptare por edhe ndërshtetërore, Kosovë-Mali i Zi.

Ai e ka përgëzuar kryetarin Haradinaj për rolin e tij konstruktiv dhe me peshë në të gjitha proceset që po kalon Kosova dhe për mbështetjen që ua jep shqiptarëve të Malit të Zi, në veçanti.
Kryetari Cungu, si nyje të këtij bashkëpunimi e ka potencuar rolin e kryetarit të Aleancës për Prishtinën dhe kandidatit të AAK-së për kryeqytetin, Besnik Tahiri.Ai e ka quajtur kryetarin Tahiri shembullin më të mirë të ndërtimit të një lideri me njohuri dhe vizion në udhëheqjen e pushtetit lokal dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u