“Nuk di sa ka kuptim të komentoj deklaratat e Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Unë e di kush i shkruan ato”, deklaroj kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu.
Duke komentuar në TV Teuta akuzën e kësaj partie nacionale shqiptare që afaristët e Ulqinit për aksion të inspekcionit “duhet ti falënderohen kryetarit të komunës”, ai tha që “për të gjithë kohën prej 13 viteve sa ishte UDSH në pushtet, ajo nuk ka arritur të siguroj asnjë plan urbanistik kështu që kanë lejuar të ndodh kjo që po ndodh dhe kjo është pikërisht faji i tyre”.
Cungu tha që askujt si ka premtuar asgjë. “Drejtorit të Drejtorisë së punëve inspektuese Bozhidar Vuksanoviq i kam premtuar që do të jemi bashkëpunues, por të gjitha në pajtim me ligjin”, tha ai dhe shtoi që veçanërisht ka kërkuar që maksimalisht të veprohet në mënyrë preventive.