Cungu: VIZITË E SUKSESSHME NË ARABINË SAUDITE

cungu-optuzio-bivsu-vlast-ucjene-korupciju-bezakonje-slika-102398Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka deklaruar në konferencën e sotme për media që vizita e javës së kaluar në Arabinë Saudite ishte shumë e suksesshme. Ai tha që ky ishte hapi i parë për vendosjen e bashkëpunimit me investitorët e fuqishëm, siç është Banka islamike për zhvillim, me qendër në Xheda.

„Ulqini duhet të bëjë tre apo katër hapa të mbërrij komunat tjera në Bregdetin e Malit të Zi, sepse deri në vitin 2011 në Ulqin praktikisht nuk kishte investime në infrastrukturë“, shtoi Cungu.

Në press është prezantuar filmi i shkurtër me incizimet e vizitës së këtij delegacion, në të cilën ishte dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Predrag Jellushiq. Ai po ashtu shprehi kënaqësinë me vizitën, si dhe theksoi që mbas investimeve në BdheH dhe Shqipëri, Banka islamike për zhvillim mund të inicioj realizimin e projekteve nga fusha e turizmit dhe bujqësisë edhe në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…