Çunmulaj për rotacionin e deputetëve: ÇDO GJË HUMBI LEZETIN

smail maliq cunmulajKryetari i Iniciativës qytetare (IQ) nga Tuzi Smail – Maliq Çunmulaj ka deklaruar se në ditët e ardhshme do të mbahet mbledhja e Këshillit drejtues të IQ në të cilën do të shqyrtohet ftesa e Forcës së re demokratike për mbledhjen e drejtuesve të këtyre dy grupimeve politike.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare Forca dhe IQ morën pjesë në koalicion parazgjedhorë.

Marrëdhëniet e këtyre dy grupimeve veçanërisht janë prishur mbas vendimit të Këshillit qendror të Forcës që për rotacionin në bankat e Kuvendit të Malit të Zi, gjegjësisht që nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu ta zëvendësojë funksionari i lartë i IQ Vasel Sinishtaj,të bëhet mbas kongresit të kësaj parti. Në një kumtesë të mëhershme të Forcës është thënë që ky tubim do të mbahet në fillim të pranverës.

“Çdo gjë disi e humbi lezetin”, tha Çunmulaj duke komentuar vendimin e Forcës për shtyrjen e rotacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi