Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve (CZIP) dhe Dr. Shoqata Martin Schneider-Jacoby (MSJA) prezantuan të hënen përpara publikut ulqinak pjesën e parë të projektit të quajtur “Foodnected” që ka të bëjë me lidhjen e njerëzve dhe natyrës rreth sistemeve ushqimoretë drejta dhe të qëndrueshme.
Drejtoresha e MSJA Zenepa Lika për Ul-info deklaroi që qëllimi i këtij projekti është të vetëdijësojë opinionin e gjërë rreth vlerave ushimore që përmbajnë gatimet tradicionale të Ulqinit, e natyrisht edhe ruajtja dhe kultivimi i tyre nga brezi në brez.
Elodi Jakupi nga MSJA për mediumin tonë tha që përzgjedhja e pjesëtarëve të këtij projekti është bërë me shumë kujdes duke bërë që të jetë sa më gjithëpërfshirës.
Pjesë e këtij projekti ndër të tjera janë gratë e Ulqinit me gatimet e përgaditura nga duart e tyre të arta, peshkatarët, bujqit si dhe disa restorante që veprojnë këtu.
“Foodnected” ka për qëllim të përfshijë gatimet tradicionale të Ulqinit në menutë e restoranteve, duke shërbyer në këtë mënyrë edhe si një element i rëndësishëm në promovimin e ofertës turistike të këtij qyteti.
Të pranishmit patën mundësi të shijonë një larmishmëri të gatimeve tradiconale të Ulqinit të përgaditura me shumë dashuri.