Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe organizatën gjermane EuroNatur organizon Konferencën e II ndërkombëtare për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit e cila do të mbahet në Podgoricë dhe Ulqin, më 7 dhe 8 prill të vitit 2016.
Arsyeja e riorganizimit të konferencës për mbrojtjen e Kripores, simbolikisht një vit më vonë, është mbrojtja e saj nacionale dhe ndërkombëtare e cila përkundër përfundimeve të dakorduara me Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, deri tani nuk është arritur.
Pjesëmarrësve të konferencës ditën e parë përveç organizatorëve dhe ministrisë kompetente do ti drejtohen edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit evropian në Mal të Zi, Mitja Drobniç, pastaj ambasadorja e Gjermanisë, Gudrun Steinacker dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Margaret Ann Uyehara.