Në Ulqin sot do të nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunimin në unazimin e shpendëve. Për unazim do të përdoren unazat me mbishkrimin “Montenegro”.
Fillimi i unazimit sistematik të shpendëve në Mal të Zi do të ndikojë ndjeshëm në njohjen e faunës së shpendëve në Mal të Zi, statusit të tyre në këtë vend dhe drejtimet e migrimit të tyre.
Mbasi që Mali i Zi ndodhet në rrugën migruese të Adriatikut pritet gjetje interesante.