Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) ka deklaruar që Këshilli i Europës ka përkujtuar Ministrinë e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në detyrimin e mbrojtjes së Kripores.
Nga ky institucion evropian theksojnë që Kriporja e Ulqinit jo vetëm që është një nga vendet më të rëndësishme për fole dhe dimërim në korridorin migrues të Adriatikut, por edhe është cilësuar si Rajon i rëndësishëm ndërkombëtar për qëndrim të shpendëve dhe kandidat për habitat Emerald.
Nga CZIP-i thonë që Këshilli i Europës kërkon nga Qeveria e Malit të Zi informata se a ka ndryshuar ndonjë gjë në sferën e mbrojtjes së kripores prej periudhës së sjelljes të aktit ligjor, në verë të vitit 2012, e deri më sot.