Nga Qendra për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Shpendëve të Malit të Zi u njoftua se po vijon Kampi i tretë rajonal për hulumtues të rinj “Shpend pa kufi” i cili mbahet fal përkrahjes së “Western Balkans Fund”.
“Sot me kolegët nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina po kënaqemi në pamjet e pazakonshme të 80 pelikanëve kaçurrel në Kriporen e Ulqinit”, thane nga kjo organizatë e njohur.
Shtohet se numri më i madh i tyre u shënua në vitin 2006 kur Kriporja ishte akoma fabrikë aktive dhe kur ishin madje 106 pelikanë.