Në Kripore vijon adaptimi i hapësirës në të cilën do të ekspozohet pasuria e biodiversitetit të kësaj hapësire, shkruan “Pobjeda”.
Kjo gazetë përcjellë deklaratën e drejtores për programe të Qendrës për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Shpendëve (CZIP) Ksenia Medenica e cila tha se në prill planifikohet hapja e muzeut.
“CZIP në bashkëpunim me “Dr Martin Shnajder Jakobi” momentalisht po punon për rregullimin e enterierit dhe përgatitjen e ekspozitës e cila në mënyrën më të mirë do të prezantojë pasurinë e biodiversitetit të këtij parku natyror”, tha ajo.