CZIP: OFERTA E RE NË KRIPORE

SolanaEdhe pse këtë vit nuk ka prodhim të kripës, mbas plot 80 vitesh, në Kripore megjithatë është gjallë. Siç është lajmëruar nga Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP), këtë vit turistët do të mund të kënaqen në këtë hapësirë të mrekullueshme.

Siç theksohet, oferta është pasuruar kështu që vizitorët e Kripores do të kenë mundësi të kalojnë rrugicave ekologjike dhe edukative, në të cilat do të prezantohen vlerat natyrore të Kripores dhe grumbullimi tradicional i kripës, do të mund të shohin Muzeun e rinovuar të kripores, kullat e reja të vrojtimit dhe ishujt artificial për folezimin e shpendëve, si dhe që kriporen ta shëtisin me biçikleta.

Për herë të parë do të bëhen suvenirët nga kriporja në formë të kristaleve natyror të kripës, kripë deti të parafinuar, baltë shëruese, si dhe kripërave të aromatizuara për ushqim.

Projektin me vlerë prej 130 mijë euro do të financohet nga Fondi partner për ekosistemet e rrezikuara në kuadër të programit mesdhetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi