Vetëm nëse iniciohet prodhimi i kripës hapësira e Kripores do të ruaj ekosistemin unik me mundësi të shkëlqyera për zhvillim të turizmit eko dhe shëndetësor. Në të kundërt, kjo hapësirë do të bëhet kënetë dhe çerdhe e infeksioneve, është përfunduar në tryezën e rrumbullakët të cilën dje në Podgoricë e ka organizuar Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve.
Të gjithë pjesëmarrësit e tubimit janë pajtuar që në atë hapësirë nuk duhet lejuar ndërtimi i objekteve turistike.
„Ne nga donatorët kemi arritur të sigurojmë mjete të konsiderueshme për pagesën e rrymës dhe servisimin e sistemit për pompimin e ujit. Ndihmë duhet të japin edhe shteti dhe administrata lokale“, tha drejtori ekzekutiv i qendrës Darko Saveliq.