Qendra për mbrojtjen edhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) ka njoftuar se konsumimi i patave dhe rosave të vrara paraqet rrezik për jetën e njerëzve.
Nga kjo organizatë thonë se, sipas Marrëveshjes Euro-afrikane për llojet migruese të shpendëve ujor (AEWA), llojet e lejueshme për gjueti të shpendëve ujor është e ndaluar të vriten me saçma plumbi për shkak të ndotjes së ambientit jetësor dhe ndotjes së mishit të shpendëve të vrarë. Marrëveshja AEWA propozon përdorimin e balinave plastike, gjë që në Mal të Zi nuk bëhet.
“Tregu i gjelbër në Ulqin nuk është vend për shitjen e egërsirave të vrara kështu që për këtë do të lajmërojmë edhe inspekcionin sanitar”, shtohet nga CZIP-i.