CZIP: PËRKRAHJA E AMBASADOREVE PËR MBROJTJEN E KRIPORES

Solana, KriporjaGjatë vizitës që i bëri Qendrës për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve ambasadoret e Norvegjisë dhe Francës në Mal të Zi, Gudrun Shrajnaker dhe Veronik Brumo kanë dhënë përkrahje Qendrës në përpjekjet për të mbrojtur Kriporen e Ulqinit.

CZIP, i cili merret me Kripore tash 15 vite në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, qartë ka treguar për vlerat e mëdha ekologjike të cilat kjo hapësirë i posedon dhe për faktin se miliona shpend gjatë migrimit, në vjeshtë dhe pranverë, fluturojnë mbi kripore.

“E gjithë kjo tregon për nevojën që kjo hapësirë sa më parë të mbrohet dhe të bëhet operative në kuptimin e prodhimit të kripës, gjegjësisht të futjes së ujit të njelmët”, thuhet në kumtesë dhe shtohet që CZIP do të kërkojë pranim tek Dirk Lange, shefi i zgjerimit të BE-së kompetent për Mal të Zi, në mënyrë që deri në detaj ta njoftojë me problemin e mbrojtjes së mjedisit jetësor në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi