Në mënyrë që të sigurohen kushte më të mira ekologjike për qëndrimin e shpendëve në Kripore, e të cilët janë në lidhje të drejtpërdrejtë me pompimin e ujit të kripur nga deti në kripore (pra edhe me prodhimin e kripës), Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) do të përpiqet që të gjithëve që do ta marrin me qira Kriporen e Ulqinit t’iu ndihmojë në sigurimin e mjeteve për punën e pompave.
“Funksionimi i kripores dhe futja e ujit të kripur, e me te edhe të ushqimit, ka rëndësi vendimtare për mbijetesën e miliona shpendëve në korridorin migrues të Adriatikut”, thonë nga CZIP-i dhe shtojnë që “sjellje e ujit në kripore tejkalon rëndësinë nacionale dhe regjionale”.
Për ruajtjen e biodiversitetit në Kripore është veçanërisht i interesuar BE-ja, i cili me vëmendje përcjell çdo gjë që ndodh me këtë ndërmarrje dhe hapësirë.