CZIP: QEVERIA NUK PLOTËSON DETYRIMET PËR KRIPORE

Kriporja, SolanaQendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) ka njoftuar se, më 2 shkurt do të shënohet Dita e habitateve kënetore në Kripore.
Kjo datë, siç theksohet, do të shërbejë edhe si tërheqje e vërejtjes institucioneve kompetente që të realizojnë premtimet lidhur me mbrojtjen ndërkombëtare të këtij lokaliteti.
Me këtë rast kujtojmë Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në detyrimin e dërgimit të formës Ramsar sekretariatit, për regjistrimin e Kripores së Ulqinit në listën e habitateve kënetore me rëndësi ndërkombëtare.
Po ashtu rikujtojmë që procesi i shpalljes së Kripores së Ulqinit përmendore të natyrës, në kuadër të mbrojtjes nacionale, është ndërprerë për shkak të mungesës së pëlqimit me shkrim të ministrisë kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…