CZIP: QEVERIA PO VËSHTIRËSON REGJISTRIMIN E KRIPORES NË LISTËN RAMSAR

Flamingo, Flamingosi, Kriporja, SolanaQendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) ka akuzuar Qeverinë e Malit të Zi që qëllimisht po minon procesin e regjistrimit të Kripores në Listën Ramsar të habitateve kënetore me rëndësi ndërkombëtare duke mos e dorëzuar akoma formularin në sekretariatin Ramsar.

Ato rikujtuan se çështja e mbrojtjes së Kripores së Ulqinit është kusht i negociatave për kapitullin 27 – mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike, si dhe që vonimi i procesit të mbrojtjes e largon Malin e Zi gjithnjë e më shumë nga negociatat për çështje po ashtu të rëndësishme nga kjo fushë.

„Ajo çfarë e dëmton tërë këtë proces është edhe Drafti i fundit i planit me dedikim të veçantë për zonën bregdetare i cili parasheh valorizimin turistik të Kripores me hotele (1500 shtretër), marina dhe përmbajtje të ngjashme i cili është në kundërshtim të plotë me studimin e mbrojtjes dhe me prodhim të kripës“, njoftohet nga CZIP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi