CZIP: SHKELET PREMTIMI PËR MBROJTJEN E KRIPORES

solana-czip-kriporjaDrejtoresha e Qendrës për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Shpendëve (CZIP) Jovana Janjusheviq tha se pas një muaji nga premtimi publik i ministrit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq, Kriporja nuk është e mbrojtur.

Sipas fjalëve të saja, nuk është kryer as obligimi për mbrojtjen dhe dorëzimin e Studimit Komunës së Ulqinit.

Ajo tha se ministri këtë gjë e premtoi para ambasadorëve të huaj dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Konferencën për Kriporen e cila në prill u mbajt në Podgoricë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…