CZIP: SHPENDI I RI NË KRIPORE

Limicola falcinellusOrnitologu i njohur slloven Borut Rubiniq nga DOPPS – BirdLife Slloveni zbuloi llojin e ri të shpendit për Mal të Zi dunlini sqepëpllakëzor (Limicola falcinellus) në Kripore të Ulqinit, njoftohet nga Qendra për hulumtimin e shpendëve (CZIP).

Ky shpend i veriut të Europës folenë e bënë në habitatet e rrezikuara në Skandinavi, e dimëron në Afrikën jugore dhe juglindore praktikisht duke migruar më shumë se gjysmën e planetit dhe i takon grupit të fluturuesve më të durueshëm.

“Prania e këtij lloji në Kriporen e Ulqinit vetëm pohon rëndësinë e këtij lokaliteti, si qendër migratore për pushim dhe të ushqyerit e shumë llojeve të shpendëve”, njoftohet nga CZIP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…