Me rastin e Ditës botërore të mbrojtjes së mjedisit jetësor, më 5 qershor, Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim të qëndrueshëm (UNDP) dhe Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit (MORT), organizon pastrim vullnetar të kanalit për nevojat e pompimit të papengueshëm të ujit të kripur në basenet e Kripores së Ulqinit.
Kanali do të pastrohet nga pika e parë e disponueshme (pompa në Gjerana) deri tek hyrja në Kripore.
Nga CZIP-o theksojnë se është siguruar transporti, freskimi (ujë, lëng dhe sandviç), si dhe mjetet për pastrimin e kanalit (çizmet, dorezat dhe qeset për mbledhjen e mbeturinave).