CZIP: TË SHTUNËN SHËTITJE NË KRIPORE

Rosat, Patke, Kriporja, SolanaQendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP), këtë vit do të shënojë Ditën botërore të habitateve kënetore, duke organizuar shëtitje falas në Kriporen e Ulqinit për të gjithë të interesuarit edhe atë të shtunën, më 30 janar, në mënyrë që ti përshtaten të gjithë obligimeve ditore dhe shkollore të dashamirësve të natyrës.

Tema e sivjetme e Ditës botërore të habitateve kënetore janë të ardhurat e qëndrueshme, e meqë Kriporja e Ulqinit dikur ishte simbol i harmonisë së njeriut, punës së tij dhe mbijetesës së miliona shpendëve, këtë datë të rëndësishme do ta festojmë me shpresë që historia do të përsëritet.

Shëtitja zyrtarisht do të fillojë në ora 10.

Me këtë rast do të ftojmë të gjithë të interesuarit që të na lajmërohet në kontaktet: +382 20 272 051, +382 69 812 137, jovana.czip@gmail.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…