CZIP: U KTHYEN LEJLEKËT NË ULQIN, MADJE EDHE TË ZINJTË

Crna Roda, Lejleku i ziGjatë monitorimit të ornitofaunës në Kriporen e Ulqinit këtë fundjavë, u vërejt lejleku i zi (Ciconia nigra), mysafiri i rrallë në Mal të Zi, u njoftua nga Qendra për mbrotjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP).

Siç theksohet, herën e fundit janë pare në Ulqin para 15 vitesh.

“Ky është edhe një tregues sa rëndësi ka Kriporja e Ulqinit kur bëhet fjalë për shpendë, pavarësisht a flasim për migrimin e tyre, dimërimin apo folezimin. Rrethina e Ulqinit, me livadhe rreth Bunës, si dhe Liqeni i Shasit, përveç Liqenit të Shkodrës, paraqet potencial kur bëhet fjalë për folezimin e këtij lloji”, theksojnë nga CZIP-i duke shtuar se në këtë komunë kishte edhe lejlekë të bardh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi