“Sot nëpër Kripore, e cila deri para pak ditësh ishte e zbrazët si shkretëtirë, rrjedh uji, ndërsa me të edhe jeta. Aeroporti i shpendëve prapë është aktiv, presim vizitorët e parë”, deklarojnë nga Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP).
Kjo organizatë joqeveritare, së bashku me ambasadën e Gjermanisë, Polonisë dhe Francës, si dhe parlamentarët e BE-së, është më meritorja që opinioni ndërkombëtarë mësoj për problemin e Kripores.
Aktivistët e CZIP-it edhe sot ishin në atë hapësirë dhe kanë bërë fotografi të cilët tregojnë pompat duke punuar dhe duke hequr ujin e ëmbël nga Kriporja.