CZIP fton të gjithë qytetarët të jenë të pranishëm në shqyrtimin publik për draftin e Planit hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare, i cili është caktuar për të mërkurën më 17 shkurt në komunë të Ulqinit, në mënyrë që bashkërisht të shprehet pakënaqësia me ndërtimin e planifikuar të komplekseve turistike në Kripore të Ulqinit.
Në këtë organizatë theksojnë se me Planin e zonës bregdetare në Kripore është parashikuar valorizimi turistik (1500 shtretër), duke përfshirë këtu edhe ndërtimin në disa nga basenet më të rëndësishme brenda Kripores.
“Duke pas parasysh sasinë e ujit në zonën kontestuese, vet urbanizimi do të shkretonte Kriporen gjatë punimeve nga zhurma e mekanizimit, ndërsa përgjithmonë do të shkatërronte hapësirën shumë të kufizuar jetësore të shumë llojeve të rralla të kafshëve dhe të bimëve”, shtojnë nga CZIP-i.