CZIP: VAZHDON GJUETIA E PALIGJSHME NË KRIPORE

SolanaQendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) ka lajmëruar që po kryen monitorimin e gjuetisë së paligjshme në Kriporen e Ulqinit, dhe që nga shtatori tre herë është shënuar prania e gjuetarëve. Qëllimi i monitorimit është që gjuetia e paligjshme të çrrënjoset nga zona e Kripores, në mënyrë që të parandalohet vrasje e llojeve të rrezikuara, disa prej tyre madje dhe globalisht, në mënyrë që shqetësimi i tyre të bihet në nivelin më të ultë, thonë nga CZIP-i.

Gjuetia e paligjshme në Kripore është e pranishme dhe janë çuar padi penale, në bazë të fotografive dhe dëshmive të dëshmitarëve, e cila është proceduar në mënyrë të suksesshme. Herën e dytë policia ka dal në terren por për shkak të pamundësisë që të ju afrohet, është vendosur që njësi lundruese të presë jashtë. Mirëpo, gjuetarët e paligjshëm kanë arritur të ikin nga Kriporja dhe mos të kapen. Fundjavën e kaluar në Kripore në mënyrë të suksesshme është kryer aksioni i kapjes së dy gjuetarëve të paligjshëm”, shtohet nga CZIP.

Theksohet që Kriporja është një nga habitatet më të rëndësishme për shpend, në hapësirën e së cilës në çdo periudhë të vitit, sidomos në kohën e migrimeve, mund të shijohet pasuria e jashtëzakonshme e ornitofaunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…