CZIP: ZYRTARËT DHE DIPLOMATËT TË PREMTËN NË KRIPORE

Solana, KriporjaNga Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve është njoftuar se të premten organizohet vizita e përfaqësuesve të Qeverisë dhe korit diplomatik në zonën e Kripores së Ulqinit.

Vizita organizohet me qëllim njoftimin e vizitorëve me pasuritë dhe rëndësinë e Kripores si një nga habitatet më të rëndësishme të shpendëve në Mesdhe.

Kriporen e Ulqinit do ta vizitojnë: Daliborka Pejoviq, sekretarja e shtetit, ambasadori Aleksandar Andrija Pejoviq, sekretari i shtetit për integrime evropiane dhe negociuesi kryesor, Gudrun Shtajnaker, ambasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, kryetari i komunës së Ulqinit, Zana Sarvan, drejtoresha e Organizatës turistike të Ulqinit, përfaqësuesit e Ndërmarrjes publike për rritjen dhe mbrojtjen e egërsirave Ulqin dhe të Administratës së falimentit në Kriporen e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi