D. Abazoviq: LETËR E HAPUR AMBASADORËVE PËR “RASTIN KRIPORJA”

Dritan Abazoviq, Dritan AbazovicDeputeti në Parlamentin e Malit të Zi Dritan Abazoviq i dërgoi letrën e hapur për “rastin Kriporja” ambasadorëve të shteteve të akredituara në Podgoricë. Letrën e përcjellim në tërësi.

Të nderuar Shkëlqesi,

Duke shprehur mirënjohje të thellë dhe falënderim të pa masë  për angazhimin tuaj të pakursyer në mbrojtjen dhe rivitalizimin e Kripores së Ulqinit, dua të tërheq vëmendjen tuaj për disa momente të reja në lidhje me këtë rast.

Kjo për arsye se ju konsideroj miq më të sinqertë të Kripores, një zonë e cila ka rëndësi evropiane dhe globale.

  1. Ekziston kërcënim serioz që Këshilli për privatizim dhe projekte kapitale i Qeverisë së Malit të Zi (pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shfuqizoi vendimin e Kuvendit të Malit të Zi, i cili hap mundësinë për tu ndërtuar në Kripore) do miratohej një vendim skandaloz i cila vërteton se 800.000 euro të paguara për Paketën e aksioneve të kontrollit lidhur me Kriporen gjatë privatizimit të saj në vitin 2003, është kompensim i drejtë për një tokë që posedon 15.2 milionë metra katror. Kjo do nënkuptonte se një metër katror në Kripore, sipas vlerësimit të Qeverisë kushton 0.05 cent, edhe pse dihet se çmimi i metrit katror të tokës në vendet që janë në kufi me Kriporen janë  mesatarisht 140 euro.
  2. Të gjitha aktivitetet e Qeverisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe Turizmit, prezantuar publikut, përmes propozimit të planeve urbane (Plani Hapësinor i qëllimt të veçantë për zonën bregdetare dhe Plani i zhvillimit hapësinor-urban i Komunës së Ulqinit), tregojnë se ata janë duke planifikuar ndërtimin e një zone turistike me kapacitet prej 900 deri në 1500 shtretër. Sipas ornitologëve, kjo do të ketë pasoja katastrofale për zogjët.
  3. Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit ka refuzuar kategorikisht të nënshkruaj pëlqimin e nevojshëm për Komunën e Ulqinit që në Kuvendin komunal,  Kriporen  ta shpallin “përmendore e natyrës” dhe në këtë mënyrë më tej të mbrohej ajo hapësirë.
  4. Aktivitetet e Qeverisë në lidhje me prezantimin e Malit të Zi në Bienalen e 15 të arkitekturës në Venecia, temë e të cilit do të jetë Kriporja, gjykuar sipas takimit të parë të mbajtur më 02.12.2016. në Ulqin, tregojnë se të njëjtëve synon ti ativizojë “perde tymi” me qëllim të shpërndarjes dhe të tërheqjes së vëmendjes publikut dhe të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me Kriporen. Krijohet Përshtypja e instrumentalizimit të të gjithë procesit, abuzimi i profesionit, kulturës dhe artit, të gjithë në mënyrë të reduktimit të presionit që Qeveria vuan në lidhje me shmangjen e masave dhe veprimeve për mbrojtjen e saj të përhershme.
  5. Aktivitetet e prokurorit special shtetror ende nuk kanë filluar të fitojë konturet e një hetimi aktiv, që le hapësirë për dyshim të “blerjes së kohës” për periudhën kur do të jetë shumë vonë për Kriporen .

I bindur se këto paralajmërime do të kuptohen si mirëbërse dhe informative, unë pres që të vazhdoni në mënyrë aktive dhe me këmngulje me mbështetjen e plotë të ruajtjes së kësaj zone unike dhe biodiversitare, si vendëqendrim ndërkombëtar i shpendëve dhe adresant i rëndësishëm kulturor për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, Evropës dhe Botës.

Me respekt të sinqertë dhe mirënjohje të veçantë,

mr Dritan Abazović

nënkryetar i LQ URA, deputet dhe qytetar i Ulqinit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…