Ndikimi juaj në politiken e Malit të Zi dhe ndryshimet historike?
Kur vendosa të merrem me politikë, nuk kisha mbështetje nga sistemi, nga familja apo miqtë. Shumë mendonin se nuk do të kishte asnjë ndryshim në Malin e Zi, por nuk dorëzova. Në vitin 2020, arritëm ndryshime historike. Nuk flas për këtë nëse ishin të mira apo të këqija, por për thelbin e demokracisë – se pushteti nuk duhet të jetë kurrë i përjetshëm. Kam krenari që 2020 ishte një moment kyç për demokracinë tonë.
Për Malin e Zi, sfidat dhe progresi
Mali i Zi po përballet me një situatë politike të ndërlikuar, por gjithashtu ka synime të qarta – të mbetet i përkushtuar ndaj NATO-s dhe të bëhet anëtar i plotë i BE-së. Klima gjeopolitike aktuale është shumë e paparashikueshme dhe BE shpesh dërgon mesazhe të përziera në lidhje me zgjerimin. Në kohë të tilla, më e rëndësishmja është të jemi realë. Politika duhet të bazohet në realitet dhe jo në idealizëm. Ne kemi një rrugë të qartë përpara – të mbetemi të përkushtuar ndaj parimeve tona dhe synimeve tona, por gjithashtu të shfrytëzojmë më të mirën nga situata aktuale.
Pajtimi është i rëndësishëm për bashkëpunim?
Kur flasim për pajtimin, sidomos në Ballkan, mbrojtja e mjedisit mund të jetë një interes i përbashkët i të gjitha grupeve politike. Shumë gjëra mund të na ndajnë, por natyra dhe ruajtja e burimeve tona mund të na bashkojnë. Gjatë eksperiencës sime në qeveri, kam vënë re se është e lehtë të arrihet konsensusi kur bëhet fjalë për ruajtjen e lumenjve, parqeve dhe pasurive të tjera natyrore. Në Ballkan, ky është një fillim i mirë për projekte të përbashkëta që mund të bashkojnë njerëzit dhe të ndihmojnë në ndërtimin e urave mes tyre.

Nacionalizmi korrupsioni dhe ndarjet?
Nacionalizmi dhe korrupsioni shpesh janë të lidhura. Ndarjet më së shumti i shfrytëzojnë ata që kanë interesa personale, ndërsa njerëzit e zakonshëm nuk kanë nevojë për përçarje. Megjithatë, kur u imponohen vazhdimisht këto ide, i pranojnë ato si normale. Pengesat më të mëdha janë barriera mentale – vetë ne kufizojmë mundësitë tona. Duhet të veprojmë guximshëm, të marrim vendime që nuk janë popullore, por që sjellin përfitim afatgjatë.
Pasuritë natyrore dhe turizmin në Malin e Zi janë potencial për zhvillim të shpejtë?
Mali i Zi është një vend me pasuri natyrore të jashtëzakonshme, njerëz miqësorë dhe histori të pasur. Ajo që na bën të veçantë është se Mali i Zi është vendi i vetëm në botë që është i njohur në Kushtetutën e tij si një vend ekologjik. Kjo nuk është thjesht për arritjet teknike, por sepse mund të pini ujë nga liqeni këtu, që tregon se natyra është ruajtur. Ky aspekt duhet të jetë baza për zhvillimin e turizmit, pasi në botë po bëhet një luks të kesh natyrë të pastër dhe të ruajtur.
Vizionin dhe optimizmin për të ardhmen?
Edhe pse situata aktuale në Mali të Zi nuk është ideale, optimizmi është çelësi për përparim. Pjesëtimi shpesh vjen nga jashtë, por ajo që është më e rëndësishmja është të flasim dhe të lidhim njerëzit. Diaspora ka një rol kyç, pasi shpesh e sheh situatën nga një këndvështrim ndryshe. Besoj se mund të gjejmë zgjidhje për shumë sfida dhe se Mali i Zi mund të bëhet një vend progresiv dhe modern. Kam krenari që të rinjtë janë gjithnjë e më shumë të interesuar për të ardhmen e vendit dhe janë të gatshëm të kontribuojnë në përparimin e tij.
Në fund, dëshiroj të them se në Mali të Zi, ashtu si në të gjithë rajonin, duhet të jemi realë dhe të mendojmë për objektivat afatgjata. Është e rëndësishme të mbetemi të përkushtuar ndaj vlerave si demokracia, qëndrueshmëria ekologjike dhe bashkëpunimi. Situata gjeopolitike është e pasigurt, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të punojmë për objektivat tanë. Duhet të vazhdojmë të fokusohemi në integrimin në BE, ruajtjen e natyrës dhe përparimin teknologjik, sepse vetëm kështu mund të jemi krenarë për të ardhmen tonë.