D.Bakalli: MBIZOTËRIMI I GJUHËS ANGLEZE TEK TË VEGJLIT NË ULQIN

Njohja e gjuhëve të huaja është tejet e rëndësishme, në veçanti për jetën në një mjedis shumënacional dhe vend turistik. Gjuha s’është vetëm mjet komunikimi por paraqet një pjesë të identitetit tonë. Duke mësuar gjuhën e huaj ne e aftësojmë veten, i kuptojmë më mirë të tjerët, por edhe kulturën tonë dhe kulturat tjera.

Në Ulqin njerëzit merren vesh në të gjitha gjuhët e popujve që jetuan këtu. Gjithmonë tjetrit i është dhënë e drejta e tij. Nuk është vënë në pyetje tjetri dhe i ndryshmi, nuk janë anuluar diferencat, sepse ato janë thesar i vërtet. S’thuhet kot që aq sa gjuhë dinë, për aq njerëz vlen.

Këtë gjë e dinin Ulqinakët, të cilët si tregtarë dhe detarë të shquar gjithmonë kanë lundruar nëpër të gjithë detet e Mesdheut.

Gjatë epokës së art të turizmit në Ulqin, në vitet 70 dhe 80 të shekullit të kaluar, gati nuk kishte person në Ulqin i cili nuk dinte të paktën komunikimin themelor në gjuhën gjermane. Kjo gjë ishte e logjikshme nëse e kemi parasysh faktin që asokohe rreth 90 për qind e mysafirëve të huaj ishin Gjermanë, ndërsa tre çerekë e banorëve ishin të varur drejtpërdrejt nga turizmi.

Siç duket, për Ulqinakët dhe Ulqinaket mësimi i gjuhëve të huaja asnjëherë nuk ishte një problem i madh. Përkundrazi. Njerëzit që jetojnë këtu i mësojnë gjuhët shpejt dhe lehtë.

Tani është bërë pothuajse rregull që nuk ka person i cili se njeh komunikimin bazë në gjuhën angleze. Kjo veçanërisht vlen për popullatën më të re në moshë.

Patjetër që Ulqini nuk bënë asnjëfarë përjashtimi sa i përket kësaj çështjeje. Gjuha angleze përdoret anembanë botës si gjuhë zyrtare ose si gjuha e parë e huaj. Ajo është gjuha themelore e internetit, teknologjisë, diplomacisë… Mirëpo, neve na tërhoqi vëmendjen mbizotërimi i gjuhës angleze tek fëmijët e moshës së re në shkollat fillore. Fëmijët me kënaqësi flasin në gjuhën angleze, lehtë e mësojnë dhe shpesh e zgjedhin atë për komunikimin e përditshëm.

Është interesante që shumë prej tyre më mirë flasin në gjuhën angleze sesa në atë amtare. Madje mendojnë në anglisht, se për tu shprehur po që po.

Kjo nganjëherë paraqet problem për arsimtarët/et e tyre, të cilët kërkojnë nga fëmijët që të lexojnë më shumë lektyra në gjuhën amtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuzhina tradicionale: ENCIKLOPEDI ME MBI 300 RECETA TË SHIJEVE TË ULQINIT

Nxënësit vizituan centralin me erë në Mozhur: MBOLLËN EDHE DISA PISHA

Zjarri përfshinë ordinancën private: SHKAKTON DËME TË MËDHA MATERIALE

Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT
Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT

Mbi pyllin e Pishave ndodhet kodra e Pinjeshit, me pamje të mrekullueshme në det dhe Kalanë e Ulqinit. Në Ulqin për shekuj me radhë kanë jetuar zezakët të cilët i sollën këtu kusarët dhe detarët e Ulqinit

Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!
Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!

Sigurni smo da je veoma mali broj ljudi na svijetu koji nisu čuli za mega popularnu kazino igru koja nosi ime Aviator! Bilo da ste ljubitelji online kazina, ili ne, pomenuta igra je “zarazila” cijeli svijet,

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT

Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 dhjetor, në periudhën prej orës 08 deri në 15, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet

Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN
Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN

Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka deklaroi se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq duhet të jap dorëheqjen. „Ai nuk është në lartësinë e detyrës,

Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”
Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”

Nënkryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Branka Boshnjak paralajmëroi inicimin e hetimit parlamentar dhe formimin e këshillit anketues për aferën “Mozhur”. Boshnjak e deklaroi këtë gjë gjatë takimit me djalin