Funksionari i lartë i Partisë socialiste popullore dhe kryetari i Këshillit për ekonomi, financa dhe buxhet në Kuvendin e Malit të Zi Aleksandar Damjanoviq ka vlerësuar që futja e falimentimit në NHP “Riviera e Ulqinit” dhe në Kripore dëshmon më shumë për qëllimet e këqija të personave të kyçur, se sa për paaftësinë e këtyre ndërmarrjeve.
“Duke marrë parasysh që modeli i privatizimit nëpërmjet falimentimit ka shkaktuar dëme të mëdha pronës shtetërore, por edhe të punësuarve dhe aksionarëve në këto kompani, mendojë që erdhi koha që shteti të jap përgjigje adekuate, duke vendosur nën zmadhues disa nga veprimet falimentuese dhe të ndajë kufirin e qartë në mes të mafisë falimentuese dhe veprimeve falimentuese të arsyeshme në treg”, përfundoi Damjanoviq.