Kryetari i Këshillit për ekonomi në Kuvendin e Malit të Zi dhe funksionari i lartë i Partisë socialiste popullore Aleksandar Damjanoviq ka thënë se duhet marr në pyetje kontrolluese ministrin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq edhe për rastin e hotelit “Galeb”.
“”Bëhet fjalë për, e thënë bukur, tallje me shtetin dhe komunën e Ulqinit. Sepse hoteli “Galeb” pa asnjëfarë arsyeje është shembur dhe atje tash një dekadë kemi parking të egër”, tha Damjanoviq.
Ai shtoi se është i sigurt që, sikur problemi në këtë rast të ishte shteti, investitori do ta hidhte në barrën e buxhetit.