Kryetari i Këshillit për ekonomi, buxhet dhe financa në Kuvendin e Malit të Zi Aleksandar Damjanoviq ka thënë që miratimi i përfundimeve mbi gjendjen në Kripore ishte tentim i parandalimit të dëmit të përhershëm për këtë ndërmarrje më të vjetër në Ulqin. “Të gjithë e kanë interes që Kriporja të vazhdojë prodhimin. Për këtë arsye do të përpiqemi ta detyrojmë Qeverinë e Malit të Zi, si pronar shumicë të Elektroekonomisë, të kyç rrymën në Kripore”, tha ai.
Borxhi për rrymë në Kripore është rreth 20 mijë euro. “Nëse ky Parlament për vlerën e një makine të përdorur nuk mund të sjell përfundimet dhe të detyrojë Qeverinë dhe EEMZ të vazhdohet prodhimi, atëherë është më mirë që ky Parlament mos të ekzistojë”, theksojë ai.
Ai shtoi që kjo ndërmarrje mund të realizojë të paktën një milion euro profit në vit.