Përfaqësuesi ligjor i MANS-it Veselin Radulloviq ka vlerësuar që prokurori urgjentisht duhet të reagoi për shkak se në opinion mbërriti dokumentacioni nga PDS-ja e Ulqinit në të cilën nga lideri i partisë Millo Gjukanoviq kërkohet që organet shtetërore të punësojnë anëtarët e partisë në pushtet. “bëhet fjalë për ato metodat që janë dokumentuar në aferën ‘Incizimi’”, tha Radulloviq për “Dan”.
Kjo gazetë shkruan që drejtuesit e këshillit komunal të partisë nuk janë lajmëruar dje të komentojnë akuzat e kolegëve të vet partiak për të cilat tash pesë ditë shkruajnë mediet.