“Dan”: ANËTARËT E PAKËNAQUR KËRKOJNË DORËHEQJEN E NREKIQIT

Muhamed Spuzha, Muho SpuzaGrupi i anëtarëve të pakënaqur të PDS-së së Ulqinit, në krye të së cilit është Muhamed Spuzha ka paralajmëruar dje që do të nis iniciativën për shkarkimin e kryetarit të KK Loro Nrekiq, për shkak të një sërë keqpërdorimesh në parti dhe udhëheqje të keqe të negociatave paszgjedhore për formimin e pushtetit në Ulqin.

Një ditë mbasi që drejtori politik i kësaj parti Tarzan Millosheviq deklaroi që qendra e partisë nuk ka marr asnjë lloj iniciative për ndryshime në Ulqin, një pjesë e anëtarësisë së Këshillit komunal e pakënaqur me udhëheqjen e partisë pohon që “kreu i partisë prej një kohe të gjatë shumë mirë e ditë çka ndodh në degën e Ulqinit, sepse janë të lajmëruar për çdo gjë me disa letra dhe kërkesa urgjente”, në të cilët kërkohet reagimi i organeve kompetente partiake. Theksojnë që prej shkurtit të vitit 2013 nuk kishte reagim të kreut të partisë, ndërsa si provë për pohimet e veta ato gazetarëve dje ia treguan kopjet e disa letrave, të cilat i nënshkruan anëtarët e partisë dhe të KK dhe KE, Muhamed Spuzha, Vesna Todoroviq, Skender Shata, Arijan Lamoviq dhe Goran Shqekiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi