“Dan”: ANËTARËT E REBELUAR TË PDS-së FITUAN PUNËN, PASTAJ HESHTËN

Muhamed Spuzha, Muho SpuzaEdhe pse i kanë shkruar letra kreut të partisë duke pohuar që kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq është kujdesur vetëm për vete dhe të afërmit e tij, ndërsa ka lënë pas dore interesat e anëtarësisë, anëtarët e rebeluar të kësaj parti të grumbulluar rreth Muhamed Spuzhes në mbledhjen e të mërkurës u tërhoqën dhe i dhanë përkrahje politikës së Nrekiqit, shkruan “Dan”.

Si arsye për veprim të tillë kjo gazetë e gjen në informacionin që Spuzha, mbas zgjedhjes së ministrit të ri të arsimit, duhet të punësohet në ndonjë institucion arsimor.

“PDS-ja ka patentuar mënyrën e re të qetësimit të konflikteve brendapartiake – në mënyrë që punëson anëtarët e rebeluar dhe zgjidh problemet e tyre materiale”, shkruan “Dan”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…